Rrahja në Kuvend, lënda ndaj Bislimit, Muratit dhe deputetëve të PDK-së shkon në ndërmjetësim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Lënda ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bsilimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mërgim Lushtaku, për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës, ka shkuar në ndërmjetësim me pajtim të palëve në procedurë.

Këtë propozim e dha gjyqtari Eroll Gashi, i cili tha se nëse arrihet një marrëveshje aktakuza hidhet poshtë.

Ndërkaq, mbrojtësi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, avokati Florent Latifaj, tha se pajtohen që kjo lëndë të shkojë në procedurë të ndërmjetësimit.

Po ashtu edhe  mbrojtësi i të akuzuarit Hajdar Beqa, avokati Hajzer Salihu tha se do t’ia japin një shans procedurës së ndërmjetësimit.

Për shkuarjen e kësaj lënde në procedurë të ndërmjetësimit u pajtuan edhe avokatët e Hajdar Beqës dhe Mërgim Lushtakut.

Po ashtu, që kjo lëndë të shkojë në ndërmjetësim u pajtua edhe i dëmtuari, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe prokurorja Nebahate Salihu.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, nuk pranuan të flasin zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hekuran Murati.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, pasi u pyet nga gazetarët, tha se shkuarja e kësaj lënde në ndërmjetësim nuk ka të bëjë me ndonjë koalicion të mundshëm me LVV-në.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
21
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024