Dita Botërore e Higjienës Menstruale, kërkohet të hiqet taksa për produktet esenciale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Me fushatën “Peceta nuk është luks”, Qendra për Informim Kritik dhe Aksion (QIKA), në ditën ndërkombëtare të higjienës, kanë nisur kampanjën një javore me qellim të heqjes së taksës 18% nga institucionet e Kosovës për pecetat menstruale.

Sipas organizatores nga QIKA, Medinë Dauti, është shumë e rëndësishme që taksa të hiqet pasi siç ka thënë ajo, pecetat menstruale nuk duhet të konsiderohen si tabu apo luks por duhet të jenë të qasshme për secilën femër falas ose zvogëlim të taksës për këto produkte.

Ajo gjithashtu ka theksuar se QIKA, është munduar në katër vitet e fundit të krijojë fushata për heqjen e stigmatizimit për ciklin menstrual dhe për Dautin e rëndësishme është që edhe institucionet të merren me zgjedhjen e këtij problemi sa më shpejt.

Ndërsa për disa nga qytetarët, këto kampanja që janë ndërmarrë nga organizata QIKA janë mjaft të qëlluara dhe e përqafojnë idenë e krijuar për shpërndarjen e pecetave menstruale falas për femrat.

Për Shefkie Deliun kjo kampanjë është e mirë dhe duhet të vazhdohet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe të bëhet përkrahje më e madhe për gjininë femërore në lidhje me ciklin menstrual.

“Kampanja kundër varfërisë dhe stigmatizimit të menstruacioneve”, do të vazhdojë të jetë e qasshme për qytetarët për një javë ditë rresht, në të cilën do të jepen peceta menstruale falas me qëllim të ndërgjegjësimit dhe heqjes së tabuve në lidhje me ciklin menstrual.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024