Janë dorëhequr, iu gjenden armë dhe prapë marrin paga nga institucionet e Kosovës
Siguri
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë me dy karikatorë, si dhe 115 fishekë, mbrëmë në shtëpinë e ish-policit në fshatin Hrvatska të komunës së Leposaviqit.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-policin e Kosovës me inicialet S.U. (emri i plotë i njohur për redaksinë), pjesëtar i nacionalitetit boshnjak, i cili pati dhënë dorëheqje nga policia në nëntor të vitit 2022.

Sipas këtyre burimeve, i njëjti edhe pse ishte dorëhequr një vit e gjysmë më parë, ka vazhduar të jetë në listën e pagave të Policisë së Kosovës.

Burime të sigurta nga veriu, kanë shtuar se në mesin e policëve të dorëhequr të cilët vazhdojnë të marrin paga nga institucionet e Kosovës, është edhe ish eprori i policisë së Kosovës me inicialet B.R., tek i cili policia pati gjetur arsenal armësh para dy javësh në Zveçan.

Mësohet se janë gjithsej rreth dhjetë persona nga katër komunat veriore të cilët patën braktisur policinë më 7 nëntor 2022 dhe vazhdojnë të marrin paga nga Republika e Kosovës.

Në lidhje me këtë, KosovaPress-i, ka provuar të kontaktojë me u. d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani por ai ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024