Statusi i avancuar i Kosovës në NATO, çmendet Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Serbia ka reaguar pasi Kosova u avancua si anëtare e asocuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke thënë kjo  ‘paraqet politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimit’. Drejtori i së ashtuquajtur të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbështetjen e hapur të ndërkombëtarëve.    

“Ashtu siç kemi parë në veprim se as garancitë e BE-së dhe as NATO-s nuk vlejnë kur bëhet fjalë për serbët, po ashtu jemi dëshmitarë të një kolapsi tjetër të vlerave për hir të interesave gjeopolitike të dikujt në zonën e Ballkanit Perëndimor. Jemi dëshmitarë se sa shumë, sidomos kohët e fundit, po ushtrojnë presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq është gjemb në sytë e fuqive të shumta perëndimore”, tha ai.

Delegacioni i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s njoftoi se vendimi i sotëm është një precedent i rrezikshëm.

Delegacioni i Kuvendit të Serbisë në AP të NATO-s, thekson se nuk është konsultuar gjatë procesit të marrjes së këtij vendimi dhe se rezultatet e votimit tregojnë se nuk ka pasur konsensus në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Delegacioni i Serbisë në njoftim theksoi se me vendim të AP të NATO-s, kryeministri Kurti, është shpërblyer për të gjitha ‘lëvizjet e njëanshme’ që ka bërë gjatë viteve të fundit, të cilat, siç u tha, paralajmëruar nga BE dhe NATO dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Delegacioni i Kuvendit të Serbisë vlerëson gjithashtu se me këtë vendim inkurajohet Kosova që të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe aaociacionin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024