Rreth 1.6 milion pritet të jetë numri i banorëve në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kosova pritet t’i ketë 1.6 milion banorë. Kështu është bërë e ditur në konferencën përmbyllëse për media për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati përmbylljen e këtij projekti, e ka vlerësuar si një ditë të madhe për gjithë vendin, pasi sipas tij, ka vlerë të madhe në disa fusha. Ai derisa ka treguar se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve, pa ndonjë problem, ka thënë se të dhënat e Kosovës do të jenë të krahasueshme në aspektin rajonal, por edhe në nivel global.

Ndërkaq, Kastrati ka bërë të ditur se gjatë kohës së realizimit të procesit, ka pasur një dezinformatë se nga komuniteti serb do të ketë regjistrim pas dy muajve, mirëpo ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se regjistrimi i ardhshëm do të jetë në vitin 2031.

Ai po ashtu ka thënë se të gjitha komunitetet kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, përveç komunitetit serb që ka pasur disa hezitime.

Ai ka thënë se sa i përket numrit të personave direkt të përfshirë në këtë proces, ka tejkaluar 5 mijë, pa përfshirë këtu Policinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se kishte një dezinformatë nga komuniteti serb se do të ketë regjistrim pas dy muajve, mirëpo ka thënë se kjo nuk qëndron.

Ndërsa, Kastrati derisa ka përmendur shifra se sa janë kursyer nga ky proces, ka treguar se çfarë kanë menduar të bëjnë me ato para.

ASK po ashtu ka falënderuar gjithë qytetarët për bashkëpunim me regjistruesit si dhe institucionet pjesëmarrëse, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, si dhe komunat. Ndërsa, ka thënë se gjatë këtij procesi ka qenë dhe një task-forcë për ruajtjen dhe sigurimin e të dhënave nga sulmet kibernetike.

Regjistrimi i popullsisë është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person. Në këtë proces përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen mbi dëmet e shkaktuara nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë më 2011 dështoi të mbahej në katër komunat me shumicë serbe në veri, dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
380
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024