‘Pandemia e panjohur’ në Evropë, flet zyrtarja e OBSH-së
Shëndetësi
Lexohet për: 3 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të agjencisë së OKB-së për gatishmërinë ndaj pandemisë, Maria Van Kerkhove, ka paralajmëruar se “një kërcënim i panjohur i së ardhmes” mund të godasë në mënyrë të paprecedentë Evropën.

Duke folur në një podcast të OBSH-së, ajo tha se ishte ‘një siguri' se kontinenti do të përballet me kërcënimin e gripit.  Ajo argumentoi se Covid nuk do të ishte 'pandemia e fundit me të cilën do të merremi në jetët tona'. Por epidemiologia e respektuar gjithashtu pranoi se koronavirusi 'nuk duhej të ishte aq i keq sa ishte'.

Në vitin 2018, OBSH identifikoi nëntë sëmundje prioritare me rrezikun më të lartë për shëndetin publik, për shkak të mungesës së trajtimeve ose aftësisë për të shkaktuar një pandemi. Kjo përfshin sëmundjen X - një emër për ‘kërcënimin e panjohur të ardhshëm.’

Kerkhove tha për Health in Europe: “Për mua, gripi është një siguri sepse është shumë në qarkullim. Është infektuar nga shumë lloje të ndryshme.  Duke pasur parasysh që SARS-CoV-2 shkaktoi një pandemi, me siguri, kjo është një mundësi. Pyetja është, a do të shohim një pandemi Arbovirus”

Arboviruset i referohen infeksioneve të përhapura te njerëzit nga pickimi i insekteve të infektuara si mushkonjat dhe rriqrat.

“Tani, nuk po e them këtë për të frikësuar njerëzit, por për ne është diçka për të cilën duhet të jemi të përgatitur. Përgatituni me të vërtetë për kërcënimet e njohura, por gjithashtu mendoni për diçka ndryshe, ndoshta nga uji apo jo. Për mua, pandemitë janë pjesë e asaj me të cilën do të përballemi gjatë jetës sonë.  Nuk besoj se kjo do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi," ka thënë Kerkhove.

Për dekada, shkencëtarët kryesorë kanë paralajmëruar se gripi i shpendëve është pretenduesi më i mundshëm për të shkaktuar pandeminë e ardhshme, për shkak të kërcënimit të ri-kombinimit kur dy viruse bashkohen për të krijuar një hibrid.

Nivelet e larta natyrore të gripit njerëzor rrisin rrezikun që dikush t'i ketë të dyja në të njëjtën kohë, gjë që mund të shkaktojë një situatë të tillë. Të tjerët kanë spekuluar se sëmundja X - që përfaqëson një patogjen aktualisht të panjohur - do të vinte nga transmetimi i virusit të kafshëve ose baktereve që kalojnë te njerëzit.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
11
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024