De Biasi në mbështetje të Marco-Muharrem Salihut, kandidatit të vetëm shqiptar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Qëndroni të bashkuar në votën tuaj pro Marco-s, si në Kombëtare, sipas porosisë së Skënderbeut - tha De Biasi.

Surprizë në takimet e kandidatit të vetëm shqiptar në Conegliano, një qytezë trevixhiane, ishte ardhja në mbështetje të Marco-s (Muharrem Salihut) e Giani De Biasit, ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, banor i zonës.  

De Biasi tha para një grupi prej qindra të pranishmëve, se unë e solla në Evropian Shqipërinë ku bashkoheshin shumë djem nga krejt viset shqiptare! Besoj shumë se dhe Marco do të prezantojë me sukses shqiptarët në Parlamentin Evropian! Mjaft të rrini bashkuar sipas porosisë së Skënderbeut!.

Takimi në Koneliano, ishte shumë emocionues. Muhamer Sulejmani nga Haracina i dorëzoi flamurin kombëtar kandidatit dhe solli përshëndetje nga gjithë viset shqiptare. Të pranishmit respektuan himnin kombëtar të gjithë në këmbë, por dhe himnin e Mamelit, që djem të rinj, lindur në  Itali, e kënduan me zë.

Hoxha Avni Nurcevski, i qendrës Emanet e quajti të sigurt “fitoren e kupës” nga ana e kandidatit shqiptar, që do të marrë me siguri votat e shqiptarëve dhe pakicave më së pakti, ndërkohë i riu Fetah Sulejmani e quajti si dritë mundësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në BE nga ana e një kandidati me profilin e Marcos.

Në takim morën pjesë dhe përfaqësues nga shoqatat e shqiptarëve në Austri. Më pas kandidati Marco vizitoi dhe Qendrën islamike Emanet, ku grupohen sipas një modeli kulturor, biblioteka, mensa, kurset e formimit. Ai e inkurajoi imamin Avni Nurcevski, të vijonte në këtë angazhim që ofron një pikë referimi për gjithë komunitetet e besimit islam në atë zonë, që janë me mijëra.

Fushata në rajonin e Verilindjes ku banojnë mbi 6 milionë vetë vijon e fuqishme. Në këtë rajon ka mijëra biznese shqiptare ndërsa bashkëkombësit me të drejtë vote janë 144 mijë.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024