Kurti kujton martirët e Tusuzit: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët që kullojnë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar viktimat e masakrës serbe në lagjen e Trimave Tusuz në Prizren 25 vjet më parë, në mesin e tyre edhe 17-vjeçarin Behar Abdylmexhiti dhe Fazile Maqkaj, e cila u dogj e gjallë në karrocën invalidore të saj.

Duke përmendur djegien e mbi 300 shtëpive, dhe dhembjen për vrasjen e 27 civilëve nga forcat armike serbe, Kurti theksoi se nevojitet edhe drejtësia e jo vetëm pavarësia e shtetit.

Teksa foli për këtë masakër, për të cilën vetëm dy persona mbahen në burg dhe katër të tjerë ndiqen, ai shtoi se numri i ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve është më i madh se kaq, andaj i bëri thirrje Prokurorisë së shtetit të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësi.

“Drejtësia i mbyllë plagët që kullojnë dhe sjell paqe të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se martirët e dëshmorët e kombit janë dëshmi e qëndresës dhe  rezistencës për liri e paqe në tokën stërgjyshore, teksa Serbia kreu krime dhe gjenocid ndaj tyre.

“27 martirët e Tusuzit, janë sot 27 lule nga të cilët rritet liria jonë dhe gëzohet shteti ynë. Nuk ka asnjë brez të shqiptarëve që nuk ka kaluar së paku në një luftë. Ka breza të shqiptarëve edhe me nga dy e tri luftëra. Por, duhet të angazhohemi e të punojmë për shtet, për shtëpinë e përbashkët të popullit e të shoqërisë që ta kemi atë të fortë dhe brezi i pasluftës të jetë brezi i parë i cili nuk do të përjetojë luftë. Për këtë na nevojitet shteti i drejtë, demokratik dhe i zhvilluar, me ushtri dhe me polici që na mbron. Andaj, me këtë përkushtim si kryeministër i Republikës, por edhe si njëri nga ju, si qytetar i Kosovës së pavarur, unë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim më të thellë për qëndresën tuaj gjatë këtyre plot 25 vjetëve," tha kryeministri Kurti.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024