Pensionistët të zhgënjyer me Kurtin: Na ka shkatërruar
Tema
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Pensionistët nga radhët e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Komunën e Prishtinës kanë paditur Qeverinë e Kosovës për mos rritje pensionesh, padi të cilën e kanë bërë individualisht.

Ata ankohen se pensionet momentale nuk ofrojnë as për së afërmi mundësinë e jetesës për shkak të çmimeve të larta. Ata po ashtu kërkojnë pastrimin e listës së pensionistëve pasi që ka shumë prej atyre që marrin pensione edhe në Kosovë, por edhe nga shtetet e tjera, Zvicra ose Gjermania.

Pensionisti nga Shoqata e Pensionistëve, Hajrush Emini ka thënë për KosovaPress-in se janë dakord të rriten pensionet, por njëkohësisht duhet pastruar lista e atyre që marrin nga dy pensione.

Pensionisti Qamil Haliti shprehet i mllefosur me Qeverinë aktuale, duke thënë se ka lënë pas dore këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë.

Ngjashëm shprehet pensionisti tjetër, Kadrush Bullatovci, i cili kritikon Qeverinë Kurti se nuk po e ndihmon këtë kategori. AI thotë se iu është bashkangjitur të tjerëve në padinë e ngritur ndaj Qeverisë për mos rritje të pensioneve.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës mund të vendosë për shumën e re të pensioneve varësisht nga shkalla e inflacionit dhe mundësitë buxhetore. Sipas Ligjit për skemën pensionale, harmonizimi i pensionistëve me koston e jetesës bëhet një herë në vit duke rritur shumën që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në indeksin e kostos së jetesës të vitit paraprak. Pensionistët marrin 100 deri 260 euro në muaj, varësisht nga kategorizimi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024