Pas takimit në Athinë, Rama mbledh sot diasporën në Milano
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vijon ditën e sotme turin e takimeve me diasporën.

Pas takimit të zhvilluar në Athinë me shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, Rama do të zhvillojë sot një tjetër takim, atë me bashkëatdhetarët në Itali.

Takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos.

Ky takim do të mbahet në një moment që ende vijojnë diskutimet për marrëveshjen mes Ramës dhe kryeministres Giorgia Meloni për emigrantët, e cila është kundërshtuar fort nga opozita në të dy vendet.

Rama ka paralajmëruar edhe takime të tjerë me diasporën shqiptare në të tjera shtete. /Euronews.al/

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024