Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - Vitia sqarohet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një barnatore në tjetrën për t’i blerë barnat pasi ato po shiten me çmime të ndryshme. Në Ministrinë e shëndetësisë thonë se deklarimi i çmimeve ka qenë deri më 16 maj dhe pas përfundimit të afatit të ankesave do të fillojë implementimi i ligjit.

Ligji për çmimin e produkteve medicinale  ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023. Në nenin 19 të ligjit thuhet se lista e çmimeve të barnave publikohet për herë të parë katër muaj pas hyrjes në fuqi dhe se zbatimi i tij fillon pas 6 muajsh.

Megjithatë, të njëjtat barna vazhdojnë me çmime të ndryshme dhe qytetarët duhet të vizitojnë disa barnatore për të gjetur një çmim më të arsyeshëm. Ata thonë se ka dallime të mëdha.

Pensionisti Bedri Bytyçi për KosovaPress thotë se një ilaç diku e gjen me dy euro, e diku tjetër më shtrenjtë. Ai tregon se barnatoret arsyetohen duke thënë se qiranë e paguajnë më shtrenjtë.

Edhe qytetari tjetër Kadri Bytyçi ankohet për dallime në çmime të barnave. Ai thotë se duhet të vendoset ligji që të gjitha barnatoret t’i kenë çmimet e njëjta.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një prononcim për KosovaPress thotë se afati për deklarimin e çmimeve ka qenë deri më 16 maj dhe pas përfundimit të afatit të ankesave prej 30 ditësh do të fillojë implementimi i ligjit. Ai potencon se ky ligj do të përcaktojë tavanin e çmimeve për barnatoret dhe distributorët.

Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Astrit Haxhijaha thotë se ky ligj do të ndikojë në unifikimin dhe uljen çmimeve nëpër barnatore për pacientët. Ai thotë se në deklarimin e çmimeve kanë pasur drejtë të marrin pjesë vetëm produktet që posedojnë substancën aktive dhe jo shtesat ushqimore.

Ndryshe, në rast të shkeljes së ligjit, gjobat variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro dhe inicimi i procedurës për revokimin e licencës së farmacistit apo licencës së farmacisë. Në inspektimin e barnatoreve merret Inspektorati Farmaceutik. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
380
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024