Një i vdekur e katër të plagosur nga rrëzimi i avionit në Kroaci
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një avioni sportiv në jug të Kerestinac, njoftoi sot Drejtoria e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

Në fluturim janë regjistruar pesë pasagjerë dhe aktualisht po punohet për organizimin e transportit të personave të lënduar, njofton drejtoria në X.

Anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes për Mbrojtjen Civile Shtetërore të Zagrebit, policia, ndihma mjekësore emergjente, HGSS Samobor dhe Zagreb, si dhe zjarrfikës u dërguan në terren.

Një nga të plagosurit është Veselka Klobuçariq-Pirc, presidente e Klubit të Parashutistëve të Kroacisë dhe nënkampione e Evropës në hedhje me objektiv, transmetojnë mediat kroate.

“Ata u ngritën dhe duhej të hidheshin nga 1.500 metra, sepse po stërviteshin për kampionatin e ardhshëm kombëtar”, tha bashkëshorti i saj.

Gjithçka ka ndodhur në zonën e aeroportit në Jezhdovac, i njohur si aeroporti Luçko. Bëhet fjalë për avion me parashutë Cessna 182.

Personat e lënduar janë trajtuar dhe nuk janë në rrezik për jetën, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

"Të gjithë personat janë shtetas kroatë," tha Plenkoviq. Ai hodhi poshtë informacionet e mëparshme se ata ishin hungarezë.

Në lidhje me rastin kanë folur edhe dëshmitarët që u kanë në ndihmë të aksidentuarve.

"Në aeroplan ishin pesë, katër mbijetuan. Është pyll, vështirë se mund të shihet nga ajri, vetëm një pemë është thyer. Sapo ndihmuam, njëjtë si kolegët tanë shkuam të ndihmojmë në kërkim”, tha dëshmitari Alen Cepiq.

"Ishte një goditje e fortë, të gjithë vrapuam në pyll në kërkim. Dukej e tmerrshme, gjak dhe njerëz të shëmtuar për t'u parë. Më vjen mirë që munda të ndihmoja. Departamenti i Emergjencave ndihmoi njerëzit që mundën, hetimi është në pritje”, tha dëshmitari tjetër Nikola Horvatinçiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024