Ballkani, Llapi e Gjilani e mbyllin sezonin e Superligës me fitore
Lexohet për: 2 min.
4-Ballkani
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të këtij sezoni të Superligës së Kosovës, ku tanimë janë konfirmuar skuadrat që kanë siguruar plasmanin në garat evropiane, skuadra e cila do të luajë në barazh dhe dy skuadrat që kanë siguruar rënien nga kampionati elitar vendor.

Tanimë kampionë për herë të tretë me radhë, Ballkani e mbyll sezonin aktual me fitore 2:1 kundër Prishtinës, raporton KosovaPress.

Fitore sot regjistruan edhe Llapi e Gjilani. Ky i fundit e mposhti Dukagjinin 4:2, ndërsa Llapi i Tahir Batatinës e mposhti Lirinë 5:1.

Ndërkaq, Drita barazoi sot 1:1 me Malishevën.

Me rezultatet e sotme, Ballkani ngjitet në kuotën e 78 pikëve në vendin e parë, shtatë sosh më shumë se Llapi në vendin e dytë, ndërsa top 4 e mbyllin Drita me 67 pikë dhe Malisheva me 57 sosh.

Ndërkaq, Feronikeli me 44 pikë në vendin e tetë do të luajë në barazh, kurse Fushë Kosova me 20 pikë në vendin e nëntë dhe Liria me 14 pikë në vendin e fundit veçse kanë siguruar rënien nga liga.

Ballkani ka siguruar plasmanin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, kurse Llapi do të garojë në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Në garat evropiane të sezonit të ardhshëm do të jenë edhe Drita e Malisheva, të cilat do të marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025