Drilon Hajrizi: Nuk po e di se a jam arushë a dele?
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Basketbollisti ynë i njohur, Drilon Hajrizi ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook” pas shpalljes kampionë të Kosovës me KB Trepçën.

Trepça e mposhti Yllin në ndeshjen e fundit finale të “Play-Offit” për t’u shpallur kampione e Superligës së Kosovës në basketboll, raporton KosovaPress.

Hajrizi ka reaguar në “Facebook” duke thënë se motoja e Trepçës ishte “një për secilin, e secili për një”, ndërsa shkroi se “nuk po e di se a jam arushë a dele”.

“Një për secilin, e secili për një ishte motoja e ekipit! E di, simpatizantët kanë pritur më shumë nga unë, por unë jam shumë i kënaqur me arritjet tona. Ne jemi kampion dhe jo vetëm. Ne jemi fitues të çdo sfide që e kishim përpara! Tash nuk po e di se a jam arushë a dele? A jam jashtë a brenda? Një gjë dihet, aty ku jam unë asnjëherë nuk mungon përpjekja për suksese e rezultate. Suksesi nuk varet nga unë, prandaj unë çdo herë me lutje dhe nënshtrim i drejtohem Atij, në dorën e të cilit është suksesi. Meqë lutjet mu plotësuan dhe përpjekjet u konkretizuan nuk ka alternativë tjetër, vetëm se të jem falënderues Krijuesit të Gjithësisë, në dorën e të cilit është çdo gjë”, shkroi Hajrizi.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
22
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024