Pas Osmanit, edhe Kurti takon komandantin e KFOR-it
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për situatën e sigurisë në vend.

Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë.

Kurti falënderoi Ulutash për bashkëpunimin e mirë, rolin dhe kontributin e tij dhe KFOR-it për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Gjatë ditës takim me kreun e KFOR-it ka zhvilluar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
21
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024