BQK anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Shtëpive të Kliringut të Pagesave (EACHA)
Biznes
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Dardan Fusha dhe presidenti i Shoqatës Evropiane të Shtëpive të Kliringut (EACHA), Jose Luis Langa, nënshkruan anëtarësimin e BQK-së në këtë organizatë pas votimit të anëtarëve të saj gjatë Takimit Plenar të organizuar në kuadër të Forumit të Pagesave në Sofje të Bullgarisë.

Anëtarësimi në EACHA paraqet një hap të rëndësishëm, duke marrë parasysh projektet dhe reformat në proces lidhur me digjitalizimin e shërbimeve të pagesave. Ky anëtarësim ofron një mundësi për të mësuar nga përvojat dhe njohuritë e vendeve të tjera mbi procesin e anëtarësimit në SEPA dhe qasjes në TIPS. Gjithashtu, do të lehtësojë procesin e identifikimit dhe adaptimit të një zgjidhje për procesimin e pagesave të shpejta në Republikën e Kosovës dhe do të lehtësojë qasjen e bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve të pagesave në shtëpitë e kliringut në Evropë, duke mbështetur qëllimin strategjik të BQK-së për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe integrimin në SEPA.

Në njoftim thuhet se EACHA ka anëtarë nga 25 vende të ndryshme evropiane, duke përfshirë disa banka qendrore si ajo e Gjermanisë (Deutsche Bundesbank) dhe Italisë (Banca D’Italia), si dhe disa nga operatorët dhe infrastrukturat më të mëdha evropiane të pagesave në pronësi të bankave. Kjo organizatë shërben si një forum për të mbështetur anëtarët e saj në zbatimin e Rregullave dhe Standardeve të Pagesave të Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), si dhe për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit në zhvillimin dhe adoptimin e skemave, sistemeve dhe infrastrukturave të reja të pagesave.

Për më tepër, EACHA përfaqëson nevojat e anëtarëve të saj në institucionet evropiane, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit, diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët, rrjetëzimin dhe zhvillimin e standardeve për të promovuar ndërveprimin e sistemeve të pagesave me vlerë të vogël në zonën SEPA. EACHA mban kontakte të afërta me BE-në, BQE-në, EPC-në dhe institucione të tjera evropiane.

“Kjo platformë do të ndihmoj BQK-në dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave në adaptimin e standardeve të BE-së dhe përgatitjen e tregut për integrim me skemat dhe sistemet e pagesave të BE-së. Gjithashtu, do t’i mundësoj BQK-së që të jetë e përfshirë për së afërmi në iniciativat dhe zhvillimet e reja në BE, për mbështetjen e avancimit të tregut të pagesave në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
380
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024