Mungojnë deputetët, shtyhet debati parlamentar për tri vjet qeverisje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mungesë të deputetëve ka dështuar seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të pranishëm janë vetëm 40 deputetë dhe si e tillë seanca nuk mund të vijojë pa prezencën e 61 deputetëve.

Kjo seancë është ftuar me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se janë dakorduar edhe me grupet tjera parlamentare që ky debat të vendoset në një datë tjetër.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca u shpreh se debati parlamentar për tri vjet qeverisje do të vendoset në kryesi për një datë tjetër.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon që përmes një rezolute qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkim e që më pas të shpërndahet Kuvendi i Kosovës. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024