KFOR-i mirëpret kontingjentin e ri gjerman në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka mirëpritur sot ardhjen e kontingjentit të ri nga Gjermania, i cili do të caktohet në Komandën Rajonale në Lindje.

Ulutash tha se ardhja e kontingjentit të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.

"Kjo fuqizon qëndrimin tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibël në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, tha ai.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024