Mbrojtja e të dhënave personale, Kosova e Kroacia me memorandum bashkëpunimi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Kroacisë nënshkruan sot një memorandumi bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve.

Dokumenti u nënshkrua nga komisionarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva-Dermaku dhe drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kroaci, Zdravko Vukiq. 

Duke pranuar se mbrojtja e të dhënave personale siguron respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, veçanërisht të drejtën për privatësi dhe mosndërhyrje në jetën personale, Sogojeva-Dermaku dhe Vukiq u zotuan për bashkëpunim reciprok në shkëmbimin e ekspertëve, programe trajnimi dhe vizita studimore dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.

Vizita studimore në Kroaci është fokusuar në shkëmbimin e përvojave me autoritetin kroat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe menaxhimin i rasteve specifike përfshirë  praktikat e mira në zbatim të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024