​Inaugurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në SHBA
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ambasada e Kosovës në Uashington sot është bërë me objekt të ri. Në ceremoninë e hapjes, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla tha se Kosova përfaqëson vlera demokratike perëndimore dhe se po punon për krijimin e një të ardhme më të fuqishme.

“Le të dëshmojmë që si demokraci perëndimore, jemi shumë më të fortë se ata që çdo ditë luftojnë kundër vlerave tona, parimeve tona dhe le të tregojmë, për gjeneratën e fëmijëve tanë, se me forcën që paraqesin vlerat tona, me forcën e vullnetit tonë dhe me forcën e lirisë që ne jetojmë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla tha se aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë ndihmuan Kosovën në luftën e saj për liri. “Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100 mijë jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”, tha ministrja Gërvalla. 

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, deklaroi se SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën. Ai theksoi se ky sukses i Kosovës, vendosja e kësaj ambasade pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pamasë ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.

“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, tha  O’Brien. 

Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, tha se kjo ambasadë shërben si një dëshmi e një lidhjeje të fortë e të qëndrueshme midis vendeve dhe kombeve tona.

Këtë ceremoni e madhështoi me paraqitjen mbresëlënëse ”Kori Siparantum”, nën udhëheqjen e Memli Kelmendit.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024