19 vjet burg për vrasjen e Lulzim Fejzullahut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj dy të miturve, të cilët rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu më 14 janar në Podujevë.

I mituri i parë është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje. I mituri i dytë është dënuar me 9 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

Të miturve iu vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar i viktimës, për realizimin e kërkesës pasuror juridike udhëzohen në kontest civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024