​Kosova atraksion për investime, Murati takon presidentin e Federatës së Industrisë Austriake
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Federatës së Industrisë Austriake për të shqyrtuar hapat konkretë në drejtim të bashkëpunimit me kompanitë austriake.

Gjatë takimit, ministri Murati  prezantoi politikat e Qeverisë që kanë ndikuar në rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, përfshirë subvencionimin e pagave përmes platformës Superpuna, bursat për gratë në fushat STEM dhe trajnimet për të rinjtë në teknologji dhe inovacion.

Përveç fuqisë punëtore të kualifikuar, ministri Murati theksoi sektorët e minierave dhe të përpunimit të metaleve, si dhe normat e favorshme tatimore, si avantazhe të Kosovës që e bëjnë atë vend atraktiv për investime.

Presidenti i Federatës së Industrisë Austriake, Georg Knill, shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës duke vlerësuar potencialin ekonomik dhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
380
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024