Më shumë energji elektrike e prodhuar në mars
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot “Statistikat e Energjisë” për muajin mars 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Më shumë energji elektrike e prodhuar në mars 2024 sesa në mars 2023 nga të gjitha burimet i energjisë elektrike

Gjatë muajit mars 2024 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 649.5 GWh ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 448.58 GWh  apo 4.25 % më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak .

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.26%

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 729.09 mijë ton,  58.03%  më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak

Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në mars 2024 me mars 2023

MWH03-202303-20243- 2024 / 3- 2023 %
Prodhimi Bruto nga Termocentralet539,646564,4834.60%
Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet38,30224,932-34.91%
Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare31,29539,04924.78%
Importi264,474312,49118.16%
Eksporti192,309291,45951.56%
Energjia Elektrike bruto në Dispozicion681,409649,496-4.68%
Amvisnia293,885273,489-6.94%
Komercial107,411105,413-1.86%
Industri46,20645,849-0.77%
Ndriqimi publik & tjerat3,3143,6209.24%
Konsumatorët  220-110kv8,40510,29722.51%
Mihjet9,2749,9136.89%
Konsumi i energjisë Elektrike468,495448,581-4.25%

Struktura e konsumit të energjisë elektrike mars 2024

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024