Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën për burgjet
Lexohet për: 1 min.
seanca-230524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Pro kësaj marrëveshje përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së, si dhe disa deputetë të LDK-së.

Krahas kësaj të zgjedhurit e popullit miratuan edhe “Marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Ndërkaq, u miratua edhe marrëveshja me OPEC, e cila ishte rrëzuar javën e kaluar. Kuvendi miratoi edhe Amendamentim i Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020/KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025