Bukuria kishte 16 pranvera, Kurti përkujton 25-vjetorin e masakrës në Vushtrri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 22 maj 1999, regjimi gjenocidal i Serbisë tentoi t`i shfarosë banorët shqiptarë në rrugën “Abdullah Shabani” në Vushtrri.

Në 25-vjetorin e kësaj masakre, ku forcat kriminele serbe vranë 68 shqiptarë, kryeministri Kurti ka theksuar se krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshihen.

“Këto krime nuk mund të mbeten të pazbardhura e kriminelët të pandëshkuar. Pas ekzekutimit, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, trupat e pajetë i dërguan në Serbi. Eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit. Nuk u gjet Bukuria (Bukurie Shkreli 16-vjeçe). Në Batajnicë afër Beogradit janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova. Aty zhvillohen parada ushtarake të Serbisë pa asnjë pllakë apo shenjë tjetër përkujtimore që tregon se ka pasur varrezë masive”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti në këtë përvjetor ka përmendur emrat e viktimave në masakrën e Vushtrrisë: Afrim (Osman) Bajrami (31), Agim (Arif) Zeka (20), Agim (Hamdi) Dallku (26), Agim (Islam) Shaqiri (17), Ahmet (Qazim ) Uka (35), Ajshe (Azem) Uka (31), Ali (Ibrahim) Melenica (58), Arian (Emurullah) Prokupla (30), Arsim (Hazir) Sejdiu (33), Arsim (Ismajl) Musa (20), Avdi (Hamit) Bardiqi (56), Bahri (Mahmut) Syla (24), Bajram (Habib) Islami (38), Bajram (Ramadan) Meha (46), Bashkim (Hamdi) Dallku (23),  Bedri (Ramadan) Kutllovci (38), Besnik (Ramadan) Shaqiri (15), Brahim (Rrahim) Maloku (48), Bujar (Dibran) Krasniqi (19), Bukurie (Hasan) Shkreli (16), Burim (Rafet) Behrami (17), Driton (Rifat) Murseli (27), Driton (Shaban) Merovci (31), Ekrem (Jahir) Feka (30), Faik (Raif) Mulaku (57), Fatmir (Halim) Keqolli (26), Fazli (Zenel) Shabani (56), Fehmi (Ukshin) Musa (37), Ferki (Zeqir) Kadriu (58), Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19), Haki (Zeqir) Kadriu (16), Hamdi (Ragip) Dallku (62), Hamit (Adem) Halili (60), Hasan (Ibrahim) Melenica (51), Hilmi (Hamit) Halili (27),  Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36), Ibrahim (Habib) Islami (49), Idriz (Ragip) Hasani (21), Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38), Isak (Sylë) Maçastena (33), Jeton (Rifat) Vërbovci (33), Kemajl (Tefik) Tërnava (41), Lulzim (Hamdi) Bajrami (27), Mensur (Ferat) Gërguri (35), Miradie (Hajzer) Feka (62), Muhamet (Ahmet) Kadriu (56), Muharrem (Hamdi) Bajrami (32), Murat (Ferat) Tiriqi (24), Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42), Naim (Osman) Bajrami (37), Naser (Arif) Zeka (25), Nexhmedin (Arif) Zeka (22), Nistret (Ali) Melenica (31), Rafet (Qazim) Behrami (53), Ramadan (Bajram) Meha (15), Ramadan (Sefë) Shaqiri (50), Rrahim (Ali) Shatrolli (43), Rrahim (Hasan) Shkreli (19), Rrahman (Idriz) Ferati (18), Sekine (Qazim) Uka (24), Serhat (Ferat) Tiriqi (22), Shaban (Ibrahim) Melenica (49), Shahidin (Shefqet) Maxhuni (20), Shahin (Xhevat) Feka (40), Shefki (Musli) Melenica (22), Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18), Zeqir (Rexhep) Kadriu (46), Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024