Zelensky: Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e Paqes
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Gjatë një bisede telefonike, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i konfirmoi presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky se Shqipëria do të merr pjesë në Samitin e Paqes më 15-16 qershor në Zvicër.

Në samit priten të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish nga të gjitha kontinentet, raporton Ukrinform, duke iu referuar shërbimit për shtyp pranë Zyrës së Presidentit të Ukrainës në Telegram.

"Kam biseduar me një mik të madh të Ukrainës - kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Paqes në Zvicër. I jam mirënjohës kryeministrit për faktin që Shqipëria do të përfaqësohet në samit", tha Zelensky.

Kreu i shtetit ukrainas i tregoi kryeministrit shqiptar situatën në fushën e betejës, veçanërisht mbrojtjen e rajonit Kharkiv.  Palët diskutuan edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes.

Vendet pjesëmarrëse në samit do të zhvillojnë një qëndrim të përbashkët negociues dhe do ta paraqesin atë në Rusi. Formula ukrainase për paqen është një mekanizëm diplomatik i ofruar nga Ukraina për të arritur një fund të drejtë të luftës së nisur nga Rusia, sipas Ukrinform.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
380
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024