Shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro, i konfiskohet vetura
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot rreth orës 18:50 në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.G. (24), i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri për trafikun parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Policia e Ferizajt fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024