Të ardhurat globale nga çmimi i karbonit arrijnë rekord më 2023
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Të ardhurat globale nga çmimi i karbonit arritën një rekord prej 104 miliardë dollarësh vitin e kaluar, njoftoi Banka Botërore të martën në një raport.

Aktualisht ekzistojnë 75 instrumente të çmimit të karbonit në funksionim në mbarë botën, ndërsa më shumë se gjysma e të ardhurave të mbledhura është përdorur për financimin e programeve të lidhura me klimën dhe natyrën, sipas raportit State and Trends of Carbon Pricing 2024.

"Çmimi i karbonit mund të jetë një nga mjetet më të fuqishme për të ndihmuar vendet të reduktojnë emetimet," tha në një deklaratë Drejtori i Lartë Menaxhues i Bankës Botërore, Axel van Trotsenburg.

"Kjo është arsyeja pse është mirë që këto instrumente të zgjerohen në sektorë të rinj, të bëhen më të adaptueshëm dhe plotësojnë masat e tjera”, shtoi ai.

Banka Botërore tha se ka përcjellë tregjet e karbonit për rreth dy dekada. Çmimi i karbonit redukton emetimet duke trajtuar ngrohjen globale dhe ndihmon në zbutjen e problemeve shëndetësore dhe mjedisore.

Përveç kësaj, çmimi i karbonit mbështet zgjidhjet për energji të pastër duke nxitur inovacionin dhe investimet në kërkimin dhe zhvillimin me karbon të ulët. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024