Cameron: Nëse ka probleme në Ballkan, atëherë ka probleme edhe në Evropë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar sot sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Britanisë së Madhe, Lord David Cameron në Tiranë.

Ata pas takimit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media. Rama tha se fokusi është vendosur në raportet dypalëshe mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Britania do të mbështesë projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe se shumë shpejt do të hapet gara për portin tregtar në Durrës. Ai ka shtuar se janë në pritje të përgjigjes përfundimtare te NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durrësit.

Në takim u bisedua edhe mbi projektin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe bashkëpunimin në rajon, por edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, Cameron ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën në Shqipëri, të cilën e ka quajtur një storie suksesi në aspektin ekonomik, por edhe rolin e saj në NATO. Ai ka thënë se hekurudha nga Prishtina në Durrës do të jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin për të cilin tha se çdo problem eventual aty reflekton edhe në Evropë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
347
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024