Tahiri: Diaspora nuk e mbështetë më Kurtin, qeveria s’po punon për lehtësimin e votimit të tyre
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se s’ka punuar asgjë për të lehtësuar votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata, ashtu siç parashihet me Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme, i cili është miratuar vitin e kaluar. Sipas partisë së Ramush Haradinajt, kryeministri Albin Kurti e ka kuptuar se nuk e ka më mbështetjen e diasporës, andaj nuk po ndërmerr veprime për ta zbatuar ligjin në praktikë. Në anën tjetër, nënvizuan sërish se nuk do të përkrahin asnjë mocion për shpërndarje të Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencë për medie të mërkurën, tha se Qeveria e Kosovës s’ka bërë asnjë hap konkret për zbatimin e ligjit.

Sipas tij, për AAK-në kjo qasje e qeverisë është një krim që po ndodh ndaj diasporës.

Kritike u shfaq edhe deputetja tjetër e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se qeveria qëllimshëm po e zvarrit edhe sjelljen në Kuvend të ligjit për diasporë.

Ndërkaq, kryedeputeti i AAK-së, Besnik Tahiri duke paraqitur kundërshtimin për shpërndarjen e Kuvendit, tha se me kryeministrin Albin Kurti janë të gatshëm  të flasin për tema nacionale, por jo për këtë çështje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024