Kick-boksi sjellë në Kosovë 5 medalje
Vendor
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Kick-boxit të Kosovës ka mbajtur një konferencë për media pas sukseseve të arritura në Kampionatin Mediteran si dhe në Kupën e Botes, të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Aty janë prezantuar të arriturat e garuesve në Kampionatin Mesdhetar si dhe në Kupën e Botës të mbajtur në Stamboll të Turqisë. Kryetari i kësaj federata, Fatmir Makolli tha se Kosova u kthye me pesë medalje nga këto dy garë, një sukses ky të cilin ai e ka quajtur të jashtëzakonshëm.

“Ne kemi marrë pjesë në Kampionatin Mesdhetar dhe në Kupën Botërore e cila është mbajtur në Stamboll të Turqisë ku në këtë garë kanë marrë pjesë mëse 52 shtete...Ne kemi marrë pjesë me 13 garues ku në mesin e këtyre garuesve ka qenë edhe një vajzë...Ne kemi fituar, jemi kthyer me pesë medalje prej këtyre garave, ku tri medalje i kemi pasur në Kampionatin Mesdhetar dhe dy medalje në Kupën Botërore. Në Kampionatin Mesdhetar medaljen e artë e ka fituar Rron Kasumi, vendin e dytë e ka marrë Omar Thaqi, vendin e tretë e ka marrë Gert Hyseni. Gjithashtu në Kupën Botërore i kemi marrë dy medalje, Donjeta Vengjiqi për seniore medaljen e bronztë dhe Fatlind Ejupi në Kupën Botërore i cili ka marrë pjesë në disiplinën Kick-Lite”, tha Makolli.

Ndërsa, trajneri i seniorëvë të Kick-Boksit, Ilir Mengjiqi, theksoi se është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjet e garuesve dhe titujt e fituar atje.

Edhe trajneri i juniorëve, Nysret Salihaj u shpreh shumë i lumtur me katër medalje e fituar nga garuesit e kësaj gjenerate në këto dy gara.

Kryetari i kësaj federata, Fatmir Makolli tha në fund se sportistët e këtij sporti kanë nevojë për më shumë mbështetje financiare si dhe kushte më të mira infrastrukturore në mënyrë që të jenë më të suksesshme në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024