Bullgaria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Një kontingjent ushtarak bullgar u dërgua në Blagoevgrad përpara se të bashkohej me Forcën Rezervë Operacionale të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR). Me vendosjen shtesë të kontingjentit në Kosovë, tani do të kemi rreth 300 trupa, që është një kontribut i rëndësishëm në operacionin në Kosovë, u tha gazetarëve shefi i Mbrojtjes Admirali Emil Eftimov para ceremonisë.

“Forcat e Armatosura Bullgare, veçanërisht me misionin jashtë vendit, po përmbushin politikën e qeverisë për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Dua të theksoj se urdhri për aktivizimin e kontingjentit ka ardhur të premten në mbrëmje”, tha shefi i Mbrojtjes.

“Ne jemi të përgatitur, të certifikuar dhe kam besim se do t’i përmbushin detyrat”, shtoi ai.

I pyetur nga një gazetar se a ka mundësi të shtohet kontigjenti në Kosovë, ai tha se situata është stabile dhe kujtoi se operacioni në Kosovë ka nisur me 50 mijë trupa dhe me kalimin e viteve ky numër ka rënë në përputhje me ndryshimin e situatës. "Deri më tani, janë rreth 5000 trupa në Kosovë, që mendoj se janë të mjaftueshme për momentin dhe adekuate për situatën," tha Admirali Eftimov. Sipas tij, situata është stabile dhe do t’i pergjigjen çdo situate, prandaj komandanti i misionit ka kërkuar që të aktivizohet kjo rezervë.

Ushtarët, të cilët po i bashkohen operacionit të Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë, janë kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë në Blagoevgrad. Kontingjenti bullgar do të kryejë detyra në mbështetje të përpjekjeve për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë. /BTA-KosovaPress

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
466
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024