I përfundoi huazimi në Angli, Origi rikthehet në Serie A
Lexohet për: 2 min.
4-Origi
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Nottingham Forest e konfirmon se Divock Origi ka arritur në fund të periudhës së huazimit në klub, kështu që belgu do të kthehet në Milano.

Reprezentuesi belg rikthehet në Milano pas një huazimi një-vjeçar në Nottingham Forest, konfirmoi skuadra e Premier Ligës me një deklaratë zyrtare, raporton KosovaPress.

Nottinghami tha se Origi dhe lojtarë të tjerë, përfshirë Gio Reyna, Nuno Tavares, Gonzalo Montiel dhe Rodrigo Ribeiro "kanë arritur në fundin e huazimeve të tyre në Trentside".

Origi, 29 vjeç, iu bashkua Milanit në një transferim të lirë nga Liverpool në vitin 2022, por nuk arriti të bënte përshtypje në sezonin e tij të parë në “Stadio Meazza”, duke shënuar vetëm dy gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ai u huazua te Nottingham Forest verën e kaluar, por ish-sulmuesi i Liverpoolit pati një tjetër periudhë zhgënjyese në klub, duke shënuar vetëm një herë në 22 paraqitje.

Pas sezonit të tij në klub, Origi nuk ishte më pjesë e planeve të Stefano Piolit dhe mbetet për t'u parë nëse trajneri i ardhshëm i Milanit do të mbështetet tek ai në sezonin 2024/2025.

Origi fiton 4 milionë euro në sezon në “Stadio Meazza” dhe kontrata e tij me gjigantin e Serie A skadon në qershor të vitit 2026.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024