Kuka pas medaljes së bronztë të Laurës: Ne punojmë për t’i treguar botës anën e mirë e vlerën e shtetit tonë të ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar menjëherë pasi që Laura Fazliu arriti ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fazliu e zuri vendin e tretë në Botërorin e xhudos, nën udhëheqjen e trajneres dhe legjendës së xhudos së Kosovës, Majlinda Kelmendi, raporton KosovaPress.

Kuka tha se Majlinda e Laura e kanë bërë krenarë atë sot, ndërsa tha se xhudo po punon për t’i treguar botës anën e mirë e vlerën e Kosovës.

Postimin e Kukës në “Facebook” e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024