Flasin analistët për aksionin e policisë në veri: Reagimi i DASh-it, shqetësues
Tema
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Aksionin e mbrëmshëm në veri për mbylljen gjashtë objekteve të Bankës Postare Kursimore, ekspertë të sigurisë dhe analistë, e cilësuan si ‘kalkulim politik’, meqenëse kjo qeveri sipas tyre është në përfundim të mandatit. Ndërsa, rreth reagimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), ekspertët janë shprehur se në aksione të tilla duhet të koordinohen me aleatët e Kosovës, pasi që ‘ndërhyrja pa një koordinim shkakton probleme të tjera të cilat lidhen me sigurinë’.

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë për KosovaPress, se reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me këtë aksion ishte shqetësuese dhe në aksione të tilla sipas tij duhet të ketë koordinim në mënyrë që të kenë efektin e plotë dhe ‘jo të prodhojnë reagime nga partnerët e Kosovës’.

Mendimin e njëjtë e shpreh edhe eksperti tjetër i sigurisë, Hysen Gecaj, i cili ka shtuar se askush nuk mund të mohoj faktin që Kosova ka të drejtë të përkujdeset për ligjshmërinë në territorin e saj. Dhe sipas tij, ndërhyrja me aksione të tilla pa një koordinim, shkakton probleme të tjera.

Rreth këtij aksioni, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit duke shpreh zhgënjim për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit nga Policia e Kosovës, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

Edhe në  reagimin e  BE-së, është deklaruar se ky aksion  “është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe mirëbesimin e Kosovës në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se secili veprim i institucioneve është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit.

https://kosovapress.com/aksioni-policor-ne-veri-si-e-vleresojne-qytetaret-dhe-politikanet

https://kosovapress.com/murati-pas-reagimit-te-dash-it-per-aksionin-ne-veri-institucionet-vepruan-ne-baze-te-ligjit

https://kosovapress.com/dash-kritikon-kosoven-per-mbylljen-e-degeve-te-bankes-serbe-ne-veri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024