Ja çka deklaron KFOR-i për aksionin në veri
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

KFOR-i bën të ditur se është informuar vetëm pak kohë para se Policia e Kosovës të ndërmerrte aksionin në veri për mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat veriore të vendit.

Në një njoftim të KFOR-it, thuhet se personeli i këtij misionin paqeruajtës nuk ishte i përfshirë në ekzekutimin e këtyre operacioneve.

“KFOR-i u njoftua pak para fillimit të operacioneve “liK” kundër degëve të Bankës Postanska Stedionica të vendosura në komunat veriore të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Personeli i KFOR-it nuk ishte i përfshirë në ekzekutimin e këtyre operacioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më tej thuhet se: KFOR pret konsultime me kohë për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo të Forcës së Sigurisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.

https://kosovapress.com/konfiskohen-1-6-milione-euro-e-mbi-74-milione-dinare-ne-filialet-e-bankes-postare-kursimore

“KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, duke ofruar kornizën e sigurisë të nevojshme që diplomacia të ecë përpara. Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet në komunikatë.

Në aksionin e Policisë së Kosovës të hënën në veri të vendit, me ç’rast u mbyllën gjashtë njësi ilegale të Bankës Postare Kursimore të Serbisë, ndërsa u konfiskuan 1.6 milionë euro, rreth 75 milionë dinarë, dollarë e franga, qytetarët serbë të veriut e quajnë represion ndaj tyre.

https://kosovapress.com/aksioni-policor-ne-veri-si-e-vleresojne-qytetaret-dhe-politikanet

https://kosovapress.com/murati-pas-reagimit-te-dash-it-per-aksionin-ne-veri-institucionet-vepruan-ne-baze-te-ligjit

https://kosovapress.com/dash-kritikon-kosoven-per-mbylljen-e-degeve-te-bankes-serbe-ne-veri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025