KGJK-ja suspendon gjyqtarin në rastin e Enver Sekiraqes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka vendosur për suspendimin e një gjyqtari deri në një vendim tjetër. Mësohet se bëhet fjalë për gjyqtarin Agim Kuçi , i cili ka pasur rastin e Enver Sekiraqes.

Suspendimi i gjyqtarit vjen pasi i njëjti më 3 maj të këtij viti pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.

KGJK njofton se Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit.

Gjyqtari Agim Kuqi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

“Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar”, thuhet në njoftim.

Për arratisjen e Enver Sekiraqës, ka reaguar sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti I cili tha se arratisja e është dështim i sistemit gjyqësor. Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë të martën, tha se vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë.

Ndryshe, Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën “Vëllezërit Fazliu” Prishtinë.

Pasi nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetentë, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, por nuk është hasur në shtëpi.

https://kosovapress.com/kurti-arratisja-e-enver-sekiraqes-eshte-deshtim-i-sistemit-gjyqesor-urgjente-reforma-ne-drejtesi

https://kosovapress.com/arratiset-enver-sekiraqa-policia-ne-aksion-per-kapjen-e-tij

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024