Murati pas reagimit të DASh-it për aksionin në veri: Institucionet vepruan në bazë të ligjit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mbyllja e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore në veri është bërë pasi të njëjtat kanë operuar në kundërshtim me ligjin dhe pa licencën përkatëse. I pyetur për reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ai nënvizoi se secili veprim i institucioneve është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit.

Murati në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë të martën, tha se tashmë është në dorën e sistemit të drejtësisë sesi do të veprojnë tutje, sa i përket konfiskimit të 1.6 milionë eurove e mbi 74 milionë dinarëve.

Duke folur për reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin thuhej se veprime të tilla të pakoordinuara përshkallëzojnë tensionet në veri, Murati tha se çdo veprim i institucioneve të Kosovës është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit.

Ai tha hapja e këtyre njësive postare në vitin 2018 ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm.

Ndërkaq, potencoi se për Rregulloren e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë kanë ofruar disa propozime në Bruksel, mirëpo Serbia nuk ishte e gatshme për të pranuar pasi s’ka synim lehtësimin e qytetarëve serbë në Kosovë.

Në anën tjetër, në konferencë për medie ishte edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se janë duke marrë hapa konkret për parandalimin e degradimit të natyrës.

Krahas kësaj, ai tha se janë në fazën finale të hartimit të planit për hartën e rrezikshmërisë nga vërshimet.

Policia e Kosovës gjatë aksionit në veri të vendit ka mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore. Në njoftimin e lëshuar nga policia bëhet e ditur se janë konfiskuar 1.6 milion euro e mbi 74 milion dinarë.

https://kosovapress.com/konfiskohen-1-6-milione-euro-e-mbi-74-milione-dinare-ne-filialet-e-bankes-postare-kursimore

Lajmi i plotë në sistein me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024