Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes i hap rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie shtetërore, e cila do të kontrollojë këtë sektor.

Thirrjen e parë për ngritjen e kësaj infrastructure në vendin tonë, e bëri presidenti i ukrianës Volodimir Zelenski, kur vizitoi Tiranën në shkurt të këtij viti, dhe qeverie shqiptare nuk e kundërshtoi.

Propozimi për rikthimin e industrisë ushtarake, argumentohet me nevojat gjeopolitike të kohës, ku furnzimi me armë është bërë i domosdoshëm për NATO-n dhe vendet që ajo mbështet në pozicione lufte.

Përveç kësaj, angazhimi në fuqizimin e një industrie të tillë, mund të konsiderohet edhe si një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit.

Shoqëria shtetërore që do të ngrihet, pritet të rikthejë në funksion uzinat e dikurshme, dhe të integrojë teknologji të reja në armatime.

Kujtojmë se ky nuk do të jetë investimi i vetëm në fushën e mbrojtjes, pasi një plan afatgjatë 10-vjeçar synon mobilizime të shtuara në ushtri dhe ngritjen e disa bazave ushtarake. /Euronews.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024