Mbappe në Madrid? Nëna e tij jep një përgjigje interesante
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Një darkë e mrekullueshme me rreth 250 të ftuar në një restorant elegant pranë Champs-Elysées shënoi lamtumirën e Kylian Mbappé në kryeqytetin francez të hënën mbrëma, pasi njoftoi se ai nuk do të vazhdojë në Paris Saint-Germain. Ngjarja konfirmoi marrëdhënien e akullt me ​​Al-Khelaifi, të cilin ai nuk e ftoi, dhe u kthye në një tjetër të dhënë për destinacionin e ardhshëm të yllit.

Por, nëna e tij, Fayza Lamari, pas darkës është pyetur se ku do të luajë francezi sezonin e ardhshëm. Përgjigja e saj, duke buzëqeshur, nuk mund të ishte më zbuluese se kaq “Mendoj se tashmë e dini”, tha ajo, përcjellë KosovaPress.

Futbollisti 25-vjeçar tashmë po përgatit jetën në Madrid. Siç raportoi Relevo më 18 maj, tashmë ka mesazhe me lojtarë nga klubi madrilen. Plani është sepse deklarata zyrtare do të publikohet një javë pas finales së Ligës së Kampionëve, më 1 qershor. Për momentin, fokusi i klubit madrilen është në Ëembley dhe askush nuk dëshiron që telenovela me francezin të ndryshojë atmosferën ose të prishë atë që skuadra po arrin. Megjithatë, çdo ditë shfaqet një e dhënë që konfirmon se ai do të veshë fanellën e bardhë.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024