Konfiskohen 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë në filialet e Bankës Postare Kursimore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës gjatë aksionit në veri të vendit ka mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore. Në njoftimin e lëshuar nga policia bëhet e ditur se janë konfiskuar 1.6 milion euro e mbi 74 milion dinarë.

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas policisë në filialet e kësaj banke janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre.

“Gjashtë filiale të të ashtuquajturës  ‘Bankë Postare Kursimore’  në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

https://kosovapress.com/policia-mbyll-gjashte-filiale-te-bankes-postare-kursimore-te-serbise-ne-veri-te-kosoves

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024