Bajrami i drejtohet Qeverisë: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj marrëveshjes Ndërkombëtare për dhënien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Deputetja Bajrami tha se Kuvendi e ka rrëzuar me votë këtë marrëveshje, derisa sipas saj Qeveria në një mbledhje online e ka miratuar edhe një herë këtë projektligj me qëllim që prapë ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend.

“Unë kam votuar kundër javën e kaluar do të votoj prapë kundër. Miratimi i kësaj marrëveshje është gabim dhe nuk duhet të bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur. Kosova duhet të krijojë kushte për investime të huaja. Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur. Po ja rikujtoj Qeverisë se sipas raporteve të ministrisë se Financave në tri vitet e fundit kanë paguar 34 milionë euro qira, për shfrytëzimin e ndërtesave private për institucionet publike”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj ndërtesat publike duhet të përdoren veç për interesat e qytetarëve, derisa  sjellja e të burgosurve nga Danimarka, nuk është interes i qytetarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024