LDK e kritikon qeverinë për ‘keqpërdorimin’ e parasë publike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Buxhetit të Republikës së Kosovës i mungojnë rreth 1 miliardë euro, mjete të cilat nuk shihen në asnjë sektorë. Gjatë vitit 2023, buxheti i Republikës së Kosovës ka rënë për 11 për qind krahasuar me 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake. Kështu u tha në tryezën për informim publik nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me temën “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33 për qind më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak.

Ndërsa, për investimet kapitale, Hoti tha se kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë.

Edhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami është shprehur se për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej  nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo sipas saj ka vazhduar edhe në vitin 2024.

Sipas saj në tre mujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro.

Rreth Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti Armend Zemaj ka theksuar se pas hartimit të listës së barnave esenciale favoret për tenderë janë bërë për kompani të veçanta.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024