Në fokus: Bashkëpunimi ndryshe në Panairin e Diasporës dhe Bizneseve
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Rreth 350 biznese kosovare dhe nga diaspora kanë marrë pjesë në panairin e bizneseve e organizuar nga rrjeti global i bizneseve shqiptare, të cilat kanë prezantuar punën e tyre dhe kanë eksploruar potencialin për bashkëpunim.

Në mes të bizneseve që prezantuan punën e tyre, ishte edhe Komuna e Prishtinës, e cila prezantoi projektet kryesore që janë të ndërlidhura me partneritetin publiko-privat. Sipas tyre këto biznese mund të organizohen dhe të investojnë në kryeqytet.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj përmes KosovaPress-it, fton të gjitha bizneset e mëdha të diasporës të investojnë edhe në Prishtinë, i cili e konsideron si një mundësi të jashtëzakonshme.

Pjesë e këtij panairi ishte biznesi “Majanca Plast” e cila bën shitjen e mjeteve ndërtimore në Luginën e Preshevës.

Udhëheqësi i shitjes, Viktor Shkodra ka theksuar se është një biznes i madh në  aspektin ekonomik dhe në taksa e cila ka 80 punëtorë dhe që bën bashkëpunime edhe me diasporë.

Ndërkaq, kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Lazim Destani ka thënë se rrjeti ka ditur të fitojë besimin në diasporë dhe kompanitë vendase, por duhet të punohet më shumë që të jenë të bashkuar, sepse po mungon në mesin e bizneseve.

Sipas tij, në Kosovë duhen të formohen dy kompani të cilat mungojnë, një kompani ajrore nacionale shqiptare dhe banka  nacionale shqiptare.

Përfaqësuesi i rrjetit global për degët në Evropë, Yll Blakaj ka theksuar se rrjeti po mundohet që të hap dyert bizneseve të Kosovës në Gjermani.

Ky panair i bizneseve shqiptare dhe të diasporës u mbajt më 17-18 maj. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024