Nëntë skuadra italiane në garat evropiane
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

UEFA ka konfirmuar se nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon jashtë shtatëshes së parë në Serie-A, do të ketë nëntë skuadra italiane në Evropë sezonin e ardhshëm.

Kishte një konfuzion të vërtetë për situatën, pasi gjërat u bënë të pa qarta nga Italia që fitoi një vend shtesë në Ligën e Kampionëve për shkak të kryesimit të renditjes për konkurrencën e klubeve.

Nëse Fiorentina fiton finalen e Ligës së Konferencës kundër Olympiakosit më 29 maj, atëherë automatikisht do të kualifikohet në Ligën e Evropës, përcjelë KosovaPress.

Drejtori i UEFA-s, Giorgio Marchetti ka thënë për “Sky Sport Italia” të dielën në mbrëmje se nëse Viola e ngre trofeun dhe përfundon në vendin e tetë në Serie A, atëherë vendi i Ligës së Konferencës do t'i shkojë ekipit të nëntë.

Kjo do të jetë ose Torino ose Napoli, duke shkuar në raundin e fundit të sezonit.

Kjo do të thotë se nëntë skuadrat më të mira në Serie A do të kualifikohen të gjitha për turnetë e UEFA-s, pasi pesë më të mirat (ose gjashtë, në varësi të Atalantës) hyjnë në Ligën e Kampionëve, e gjashta, e shtata dhe Fiorentina hyn në Europa League, pastaj e nënta në Ligën e Konferencave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024