Lajçak i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për dinarin.

Ai në një postim në rrjetin sociali X, ka thënë se në takimin ndërmjet kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që “ai e sheh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës”,  nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar diplomati sllovak.

Lajçak ka folur rreth takimeve tjera gjatë javës, përfshirë konsultimet politike në Ministrinë e Jashtme në Helsinki, takimin me presidentin e Finlandës Alexander Stubb, takimin në Podgoricë, i cili mblodhi së bashku zyrtarët e BE-së që merren me Ballkanin Perëndimor dhe kryetarët e delegacioneve të BE-së.

Ai ka dënuar ndërkaq sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, duke thënë se është i papranueshëm.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024