DASH jep detaje nga takimi Kurti-Allen
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka dhënë detaje nga takimi i sotëm ndërmjet nënsekretares amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Prishtinë.

Siç njoftohet, në takim është diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë, duke përfshirë angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë multietnike të Kosovës.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit nënvizoi mbështetjen e fortë të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë.

Ajo me këtë rast ndau vëzhgimet e saj nga koha e saj në Kosovë, duke përfshirë ndërveprimin e saj me të rinjtë dinamikë dhe të ndryshëm kosovarë, dhe bëri thirrje për rritje të koordinimit ndërmjet qeverive tona për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Ndryshe, nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen sot ka nënshkruar me presidenten Vjosa Osmani një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas takimit me presidenten Osmani, nënsekretarja amerikane e Shtetit është takuar edhe me kryeministrin Kurti.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024