City shkruan historinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Skuadra Manchester City ka përfunduar në pozitën e parë në Premier Ligë, për herë të katërt radhazi, duke vendosur rekord të ri në historinë e futbollit anglez.

Ndeshja e xhiros së fundit ndërmjet futbollistëve të drejtuar nga Pep Guardiola dhe West Ham përfundoi me fitoren e vendëse me rezultat 3:1.

Golat për titullin e katërt historik të skuadrës i shënuan Phil Foden në minutat 2 dhe 18,  Rodri në minutën e 59-të pas asistimit të Silva.

Mysafirët arritën të shënojnë golin e nderit në pjesën e parë përmes Kudus në minutën e 42-të. Dy minuta para përfundimit të ndeshjes West Ham iu anulua goli përmes VAR-it pasi Tomas Soucek preku topin me dorë.

City kështu përfundon aventurën e suksesshme në këtë edicion garash emocionuese duke siguruar kreun e tabelës me gjithsej 91 pikë, prej tyre 28 fitore, shtatë barazime dhe vetëm tri humbje. Arsenali renditet i dyti me 89, pasi sot fitoi si vendës ndaj Evertonit 2:1.

Në pozitën e tretë renditet Liverpool, që për herë të fundit nën dirigjimin e Jurgen Klopp mposhti Wolves me rezultat 2:0, duke siguruar gjithsej 82 pikë.

Këto skuadra, së bashku me Aston Villa në pozitën e katërt, e cila pësoi sot katastrofë në udhëtim nga Crystal Palace 0:5, kanë siguruar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Tottenham nga pozita e pestë ka siguruar Ligën Evropa, ndërsa Chelsea nga pozita e gjashtë do të jetë pjesë në Konferenca Ligë.

Luton, Burnley dhe Sheffield United ia dhanë lamtumirën Premier Ligës, pasi u renditën në tri pozitat e fundit që çojnë në një rang më të ulët garash.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024