Moti me mjegull ndikoi në rrëzimin e helikopterit të presidentit iranian
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Helikopteri me presidentin e Iranit u rrëzua për shkak të motit me mjegull në rajonin verior të Azerbajxhanit Lindor dhe autokolona e presidentit u nis me rrugë tokësore për në Tabriz.

Ebrahim Raisi po kthehej nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin, kur helikopteri i tij u rrëzua gjatë uljes në rajonin Varzaqan të dielën, raporton IRNA.

Mësohet se në karvanin e Raisit ndodheshin tre helikopterë. Seyyed Mohammad-Ali Al-Hashem, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian raportohet se ishin gjithashtu në helikopter me presidentin, raporton AA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024