Kosova dhe ShBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga jashtë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Osmani ka thënë se sulmet kibernetike të cilat po vinë nga Rusia nëpërmjet satelitit të saj Serbisë, po përpiqet që të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me ShBA-të dhe shtetet e tjera demokratike.

E para e shtetit falënderoi nënsekretaren Allen për vizitën e saj që dëshmon përkushtimin për bashkëpunim me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta.

Ndërkaq, nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen ka shtuar se siguria dhe stabiliteti në Evropën Jugore dhe Qendrore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor janë prioritetet kryesore që ka nënvizuar në çdo takim që ka pasur në rajon.

Allen ka theksuar se ShBA-të janë të përkushtuara gjithmonë ndaj popullit të Kosovës.

Pas vizitës me presidenten Osmani, nënsekretarja amerikane  është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024